BE cakton për “ambasador” në Kosovë diplomatin gjerman që drejtonte Divizionin për Rusinë

BE-ja e ka emëruar si përfaqësues të saj të ri Kosovë, diplomatin gjerman Dirk Schübel, i cili, aktualisht është drejtues i Divizionin për Rusinë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), që ndryshe njihet edhe si “ministria e Jashtme” e Unionit.“Ambasadori” i ri i BE-së në Prishtinë do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me mandat fillestar dyvjeçar, duke pasuar finlandezin Aivo Oravin.

Schübel, sipas një njoftimi të EEAS, thuhet se është diplomat me përvojë të gjatë në institucionet evropiane dhe politikën e jashtme gjermane. Para se ta marrë përsipër drejtimin e Divizionit për Rusinë në EEAS, ai shërbeu, nga shtatori i vitit 2022 deri në korrik 2024 edhe si i dërguar special i BE-së për Partneritetin Lindor. Në këtë mekanizëm ai ka drejtuar Divizionin për Marrëdhëniet Dypalëshe duke mbuluar marrëdhëniet e BE-së me Ukrainën, Bjellorusinë, Moldavinë, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin dhe Armeninë, si dhe ka shërbyer në Delegacionin e BE-së në Kiev.Më herët, ai ishte shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Bjellorusi (2019–2022) dhe ambasador e shef i Delegacionit të BE-së në Moldavi (2009–2013).

 

Karrierën e tij e ka ndërtuar në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.Në Komisionin Evropian ka punuar në drejtoritë për Energji dhe Transport, Zgjerim dhe Tregti, ndërsa në diplomacinë gjermane është marrë me marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare dhe tregtinë e jashtme.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button