BDI e Ahmetit për të cilin “feja e shqiptarit është shqiptaria” brengoset për “Medresen Isa Beu”

BDI në një komunikatë për media ka dënuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ndalon Bashkësinë Fetare Islame nga organizimi i arsimit të mesëm, gjë që sipas tyre, i mohon mijëra të rinjve shqiptarë të drejtën për arsim dhe për të ndërtuar të ardhmen sipas bindjeve dhe identitetit të tyre.
Nga BDI thonë se ky vendim është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë fetare, ndaj dinjitetit të komunitetit mysliman dhe ndaj një të drejte që u fitua si korrigjim i një padrejtësie historike gjatë qeverisjes së udhëhequr nga BDI.
“Dhe kjo nuk është thjesht një çështje gjyqësore – kjo është betejë për dinjitetin kolektiv”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Kujtojmë se ky reagim i BDI-së, vjen në kohën kur lideri i partisë, Ali Ahmeti, në një video prononcim së bashku me Tim Shkupin, thotë se “feja e shqiptarit është shqiptaria”, deklaratë kjo që bie ndesh me pretendimet e BDI-së për brengosje rreth punës së Medresesë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button