AUV gjobit prodhuesit e paregjistruar të djathit në Prilep dhe Shkup
– Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjobiti prodhuesit e djathit të paregjistruar në Prilep dhe Shkup, si dhe një kasap për mosmbajtjen e evidencës ditore të lëndëve të para të përdorura për prodhimin e produkteve të mishit.
Siç informojnë nga AUV, në fshatin Novo Lagovë të Prilepit, një fermer individual është gjobitur për prodhimin e djathit të paregjistruar dhe është urdhëruar të regjistrojë aktivitetin.
Në Prilep gjobë është shqiptuar edhe për një kasap për mosmbajtjen e evidencës ditore të lëndëve të para të përdorura për prodhimin e produkteve të mishit.
Me kontrollet e tyre të rregullta dhe të jashtëzakonshme në tërë territorin e vendit janë dënuar edhe personat fizik në tregun e gjelbër të Shkupit “Bunjakovec”.
– Janë asgjësuar 8 kilogramë djathë, 2 kilogramë kaçkavall, 5 pako mjaltë me huall mjalti në sasi prej 4.5 kilogramësh, të cilat nuk kishin dokument të origjinës, thuhet në njoftimin e AUV-së.