Australia do të kufizojë rrjetet sociale për fëmijët

Australia po përgatitet të vendosë një moshë kufizuese deri në 16-vjeç për fëmijët që duan të përdorin rrjetet sociale dhe të mbajë platformat përgjegjëse për respektimin e këtij ligji, transmeton Anadolu.

Në deklaratën për gazetarët, kryeministri Anthony Albanese vlerësoi përpjekjet e tij për të vendosur një moshë kufizuese në përdorimin e rrjeteve sociale.

Duke u shprehur se rrjetet sociale dëmtojnë fëmijët, Albanese tha: “Unë po i jap fund kësaj”.

Ligji që do të vendosë kufizimin e moshës 16-vjeçare për përdorimin e rrjeteve sociale pritet të kalojë këtë vit në Parlament. Albanese tha se kufizimi i moshës do të hyjë në fuqi 12 muaj pas miratimit të ligjit.

Platformat e rrjeteve sociale do të penalizohen nëse shkelin kufirin e moshës.

Meta, pronari i Facebook-ut dhe Instagram-it, njoftoi se kompania do të respektojë kufirin e moshës të rekomanduar nga qeveria australiane.

Platforma e rrjeteve sociale X nuk iu përgjigj çështjes ndërsa TikTok refuzoi të komentonte.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button