Arrestohet një shtetas kanadez në Kumanovë, kishte vjedhur një artefakt

Policia ka arrestuar një shtetas kanadez në Kumanovë, tek i cili është gjetur një artefakt.
Mbrëmë, rreth orës 00:30, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria J.A.S. (37) nga Kanadaja, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar një objekt arkeologjik (artefakt).
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.



