Arrestohet 57-vjeçari në Gostivar, dyshohet se për një muaj kërcënonte një grua

Më 08.08.2026, në orën 18:25, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria Xh.R. (57) nga Gostivari, pas një denoncimi paraprak se rreth orës 00:30, në rrugën “Beliçica”, ai e kishte ndaluar një grua dhe i kishte drejtuar kërcënime për jetën.
Sipas denoncimit, për rreth një muaj ai vazhdimisht kishte lëvizur në afërsi të shtëpisë së saj dhe i kishte drejtuar kërcënime.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.



