Arrestohen pesë shtetas turq në Shkup për qëndrim të parregullt

Më 09.06.2026, në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 12:00, në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup, duke vepruar sipas planit të shërbimit për paraqitje dhe çregjistrim për muajin qershor, kanë arrestuar pesë shtetas të Republikës së Turqisë për shkak të qëndrimit të parregullt në vend.

Sipas njoftimit të policisë, janë privuar nga liria M.E.S. (19), P.S. (23), J.S. (19), D.G. (25) dhe B.T.B. (20), të gjithë shtetas turq.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button