Anglia vuan ndaj Kongos, Kane i jep kualifikimin “3 luanëve”

Anglia ka triumfuar me shifrat 2-1 ndaj Kongos, duke prerë një biletë për në fazën tjetër të Botërorit. Kongolezët mbyllën pjesë ne parë në avantazh, pas golit të Brian Cipenga.
“3 luanët” u hodhën në sulm në pjesën e dytë dhe ia dolën që të përmbysnin llogaritë. Super Kane, shënoi golin e parë në minutën e 75-të, ndërsa dërgoi në festë tifozërinë sërish 10 minuta më pas. Ekipi i Tuchel do përballet me Meksikën në fazën tjetër.


