Amir Elezi: Punonjësit e EMV-së iu bashkuan misionit human të dhurimit të gjakut

Drejtor i Institutit për Mjekësi të Transfuzionit Amir Elezi, ka njoftuar se është zhvilluar aksioni i radhës i dhurimit të gjakut, kësaj here në hapësirat e EMV Furnizim me Ngrohje.
“Sot, aksioni i radhës i dhurimit vullnetar të gjakut u mbajt në hapësirat e EMV Furnizim me Ngrohje, ku punonjësit e këtij institucioni iu bashkuan misionit tonë human duke dhuruar gjak për nevojat e pacientëve. Ndër dhuruesit ishte edhe drejtori Ali Ismaili, i cili me shembullin e tij dha mbështetje të veçantë këtij aksioni.
Këtij misioni human iu bashkua edhe drejtori i SHA Slavija, Rasim Ali, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e solidaritetit dhe përgjegjësisë shoqërore.
Falënderojmë të gjithë dhuruesit për humanizmin dhe kontributin e tyre të çmuar në shpëtimin e jetëve”, ka shkruar Elezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button