Albulena Haxhiu viziton Shkupin, policia njofton masa të veçanta në komunikacion

Në Shkup nesër do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit në zonën qendrore të qytetit, për shkak të vizitës zyrtare të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë së Maqedonisë së Veriut, Haxhiu do të qëndrojë në vend të martën, më 27 tetor, ndërsa Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të ndërmarrë masa të veçanta për menaxhimin e trafikut.

Policia u bën apel qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë.

“Apelojmë te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button