Aktivistët pro-palestinezë do të marshojnë në konventën e Harris-it në SHBA

Kur zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris të fluturojë për në Çikago javën e ardhshme për të pranuar nominimin e partisë së saj për presidencën, ajo do të takohet ballë për ballë me votuesit që protestojnë për një nga çështjet e saj më të mprehta elektorale: ndihmën e administratës Biden për Izraelin.

Një koalicion prej rreth 200 organizatash të drejtësisë sociale po vazhdojnë përpara me planin e tyre për të marshuar në Konventën Kombëtare Demokratike të hënën, pavarësisht një vendimi të vonuar nga Joe Biden – fokusi kryesor i zemërimit të tyre – për t’u larguar nga gara.

Harris po kryeson në sondazhe që nga tërheqja e Biden nga gara më 21 korrik, duke mbyllur hendekun me kandidatin republikan Donald Trump.

Por disa aktivistë thonë se ata e konsiderojnë atë përgjegjëse, në përmasa të ndryshme, për politikën e administratës për Izraelin dhe protestat javën e ardhshme do të shtojnë presionin ndaj saj për të bashkuar një bazë votuesish të pakënaqur përpara ditës së zgjedhjeve.

Hatem Abudayyeh, zëdhënës për koalicionin Marshimi në DNC, tha se dhjetëra liderë të grupeve të koalicionit u takuan pasi Biden përfundoi fushatën e tij dhe diskutuan nëse duhet të ndryshojnë qëndrim në qoftë se Harris nominohet për presidencën.

“Kishte konsensus absolut,” kujtoi ai. “Ajo përfaqëson politikat e administratës dhe është me ka të gjitha përgjegjësitë.”

Marshimi do të përfaqësojë një kontigjent votuesish historikisht demokratë, të cilët kanë thënë se do të refuzojnë të votojnë për kandidatin e partisë këtë herë, nëse Shtëpia e Bardhë nuk vendos kushte për mbështetjen e saj për Izraelin.

Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos në maj, rreth 44 përqind e votuesve të regjistruar demokratë nuk e miratuan trajtimin e Biden që ja bën luftës së Izraelit ën Gaza.

Fushata pro-palestineze

Disa liderë pro-palestinezë shpreojnë se Harris mund të devijojë nga Biden për Izraelin, duke vënë në dukje se ajo ishte e para brenda administratës që bëri thirrje për një armëpushim.

“Abandon Biden – një fushatë pro-palestineze e themeluar për të mobilizuar votuesit kundër Bidenit, beson se Harris mban përgjegjësinë për krizën humanitare të Gazës, por nuk është duke nisur ende një fushatë “Abandon Harris”, tha zëdhënësi Hudhayfah Ahmad.

Grupi do të jetë në Çikago dhe do të shikojë për ndryshime në pozicionin e partisë Demokratike.

Organizatorët kanë thënë se marshimi i DNC do të jetë miqësor dhe familjar. Megjithatë, disa shikues shqetësohen se kombinimi i një pranie të madhe të policisë, turmave të protestuesve dhe agjitatorëve potencialë keqdashës mund të “ndizet”, siç ndodhi në kampuset e kolegjeve në pranverë.

“Do të jetë një rrëmujë në Çikago duke filluar nga e diela”, tha Emad Salem, një delegat i Harris nga Teksasi dhe pjesë e një grupi të quajtur “Delegatët kundër gjenocidit” që po i kërkon DNC-së të bëjë thirrje për një armëpushim dhe një embargo armësh kundër Izraelit.

“Këta nuk janë vetëm palestinezë, arabë dhe myslimanë. Ne po flasim për dhjetëra mijëra Gen Zers që marrin pjesë, afrikano-amerikanë, latinë, protestues kundër luftës nga i gjithë vendi.”

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button