Aksion për dhurimin e gjakut në Ambasadën e SHBA-së në Shkup

Në Ambasadën e SHBA-së u organizua aksion tradicional për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Institutin për Mjekësi të Tranfuziologjisë. Gjak dhuruan figura të ndryshme nga jeta shoqërore e politike e vendit. Pritet që rreth 150 persona të dhurojnë, përcjell TV21. Drejtori i kryqit të Kuq, Sait Sait tha se pret që këtë vit të ketë më shumë interesim për të dhuruar krahasuar me vitin e kaluar. Drejtor i Institutit për Mjekësi të Transfuzilogjisë, Amir Elezi, u bëri apel qytetarëve që të kyçen në aksione të këtilla pasi kontribuohet në shëndetin e pacientëve.

“Ky është një event i dhurimit të gjakut që organizohet në mënyrë tradicionale në ambasadën e SHBA-së, e organizojmë ne në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Shkupit dhe me ambasadën, presim një numër solid të dhuruesve edhe sot”, shtoi Amir Elezi, drejtor i Institut për Mjekësi të Transfuzilogjisë.

“Aksioni ka mesazh në humanizëm, solidaritet në shpërndarje dhe të gjithë ne e kuptojmë sa është e rëndësishme solidariteti të mendojmë për një moment të gjithë ne për ata që kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë”, deklaroi Sait Saiti, drejtor i Kryqit të Kuq.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button