Aksion i Policisë Financiare dhe Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion: Janë ndaluar disa persona për shkak të dyshimeve për korrupsion

Drejtoria e Policisë Financiare po zhvillon një aksion të gjerë në disa lokacione në të gjithë vendin, ku po kryhen kontrolle në shtëpi, ambiente biznesi dhe ndaj personave. Aksioni realizohet me urdhër të një gjyqtari të procedurës paraprake, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Sipas informacioneve, hetimi buron nga një procedurë parahetimore e fokusuar në zbulimin dhe dokumentimin e disa veprave penale nga fusha e krimit financiar dhe korrupsionit. Ekziston dyshimi se një pjesë e këtyre veprave janë kryer nga persona zyrtarë dhe individë të tjerë, të cilët, duke shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare, ndikimin shoqëror dhe reputacionin, kanë përfituar pasuri të kundërligjshme në përmasa të mëdha.
Në kuadër të aksionit, dhe sipas udhëzimeve të prokurorisë kompetente, zyrtarët e autorizuar nga Drejtoria e Policisë Financiare kanë privuar nga liria disa persona. Aktivitetet hetimore vazhdojnë, ndërsa më shumë informacione priten pas përfundimit të plotë të tyre.



