Aksident në Librazhd, lëndohen katër anëtarë të familjes nga Maqedonia e Veriut

Katër anëtarë të një familje nga Maqedonia e Veriut mbetën të lënduar në një aksident rrugor në aksin Librazhd-Elbasan.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Kthesat e Murrashi, ku mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut u përplas me një makinë tjetër.

Drejtuesi i automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut si edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të dëmtuar me plagë të lehta.
Ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button