Afrim Gashi ngushëllon për ndarjen nga jeta të Nijazi Muhamedit: Humbje për gazetarinë shqiptare

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Nijazi Muhamedi, duke e cilësuar atë si një humbje për gazetarinë shqiptare, kulturën publike dhe kujtesën institucionale.
“Ndarja nga jeta e Nijazi Muhamedit është humbje për gazetarinë shqiptare, për kulturën tonë publike dhe për kujtesën institucionale të një epoke që ai e dëshmoi me profesionalizëm, urtësi dhe dinjitet.
Në emër të Kuvendit dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Muhamedi, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që patën privilegjin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të. Fjala e tij ishte urë e komunikimit, ndërsa angazhimi i tij mbetet pjesë e çmuar e kujtesës sonë kolektive.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka shkruar Gashi.



