Afrim Gashi në Sofje, takim me kryetaren e Kuvendit Popullor të Bullgarisë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se gjatë vizitës në Sofje ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Mihaela Dotsova, ku është biseduar për bashkëpunimin parlamentar, integrimin evropian dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Në një ambient të ngrohtë dhe shumë pozitiv, sot në Sofje, zhvillova një takim shumë konstruktiv me Kryetaren e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Sh.S. Mihaela Dotsova.

Konfirmuam përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm parlamentar si një mjet kyç për forcimin e besimit, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve tona. Diskutuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në projektet që kontribuojnë në lidhshmërinë rajonale.

Theksova angazhimin tonë ndaj procesit të integrimit europian, si dhe gatishmërinë për të avancuar reformat e nevojshme në këtë rrugëtim.

Shpreha bindjen se përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit konstruktiv ndërparlamentar mund të kontribuojmë në ndërtimin e mirëbesimit, avancimin e marrëdhënieve dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button