Adnan Azizi zgjidhet në krye të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është zgjedhur në krye të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive, trup që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe që trajton çështjet ndëretnike dhe të drejtat kolektive në North Macedonia.

Pas zgjedhjes, Azizi falënderoi deputetët për besimin e dhënë, duke theksuar rëndësinë politike dhe institucionale të këtij mekanizmi.

“Falënderoj kolegët deputetë për besimin dhe përgjegjësinë që të përzgjidhem në krye të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive, mekanizëm që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe reflekton realitetin politik të shtetit”, deklaroi Azizi.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme Komiteti do të ketë rol kyç në trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat kolektive, gjuhën, arsimin, kulturën dhe përfaqësimin e komuniteteve.

“Tani e tutje, Komiteti do të ketë rol kyç për çështje që lidhen me të drejtat kolektive, përfaqësimin, gjuhën, arsimin, kulturën dhe temat që mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndëretnike”, u shpreh deputeti i VLEN-it.

Sipas Azizit, Komiteti duhet të jetë garantues i zbatimit të parimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe mekanizmave kushtetues për barazi dhe përfaqësim.

“Do të jetë garantues i të drejtave të dala nga Marrëveshja e Ohrit, Parimit të Badenterit, përdorimit të gjuhës, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe çështjeve tjera”, tha ai.

Azizi akuzoi strukturat e mëparshme se e kanë pasivizuar këtë organ, ndërsa paralajmëroi një qasje të re për fuqizimin e tij.

“Ata e defaktorizuan dhe pasivizuan komitetin, ne do ta fuqizojmë dhe do t’ia japim peshën e veçantë politike dhe institucionale që i takon”, përfundoi Azizi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button