Britania heshtë për shtetasit e saj që luftojnë për ushtrinë izraelite

Deputetë britanikë kanë paralajmëruar se qeveria nuk duhet të lejojë shtetasit britanikë të luftojnë në ushtrinë izraelite, pasi doli në pah se Izraeli po shqyrton rekrutimin e të rinjve hebrenj nga jashtë vendit për të luftuar në ushtrinë e tij, për shkak të mungesave të rënda në trupa.
Middle East Eye i kërkoi Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme qëndrimin e qeverisë për shtetasit britanikë që regjistrohen në ushtrinë izraelite.
Ministria e Brendshme refuzoi të komentojë dhe ia referoi pyetjen Ministrisë së Jashtme. Ministria e Jashtme gjithashtu refuzoi të komentojë dhe e ktheu pyetjen tek Ministria e Brendshme.
Deputeti i Partisë Kombëtare Skoceze, Chris Law, i tha MEE: “Qeveria britanike duhet të paralajmërojë kundër rekrutimit dhe të sigurojë që kushdo që i injoron këto paralajmërime dhe regjistrohet, të mbahet më pas përgjegjës ndaj ligjit ndërkombëtar.”
Radioja e Ushtrisë raportoi këtë javë se qeveria izraelite po shqyrton një fushatë të mundshme për t’u drejtuar diasporës me qëllim plotësimin e mungesave brenda radhëve të ushtrisë.



