“Personat që janë në listën e zezë të SHBA-së të mos jenë bartës të pozicioneve publike”

Zv.skryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, thotë se personat që janë futur në listën e zezë në SHBA nuk duhet të jenë në poste publike apo të jenë kandidatë për pozita publike. Ajo theksoi se kjo masë ka për qëllim rritjen e besimit tek institucionet.
“Kam dhënë një iniciativë, të cilën qeveria e pranoi, për ndryshimin e ligjit për masat kufizuese, e cila do të rrisë shtrirjen e masave kufizuese dhe do t’i referohet edhe krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit dhe ramë dakord me organin koordinues të përbërë nga disa institucione të shtohen edhe kërcënimet si veprime kundër shtetit. Trupi koordinues ka përgatitur tashmë një projektpropozim për ligjin. Ministria e Punëve të Jashtme si ministri amë duhet ta përgatisë dhe ta propozojë Qeverisë që ta shqyrtojë dhe pastaj të hyjë në procedurë parlamentare”, tha Grkovska.
Në këtë mënyrë, siç sqaroi ajo, lehtësohet procesi që ata persona të cilët SHBA-ja do t’i vendosë në listën e sanksioneve, të procedohen në legjislacionin në RMV.