Mexhiti nga Kërçova: Ndryshimi nuk është slogan, ndryshimi është VLEN

Zv/kryeministri i parë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se Kërçova është gati për një kapitull të ri, të cilin e hap koalicioni VLEN.
“Sot në Kërçovë hapëm zyrtarisht shtabin zgjedhor dhe prezantuam kandidaturën e Fatmir Limanit për kryetar komune. Në këtë rast prezantuam edhe vizionin tonë për një qeverisje ndryshe: transparente, efikase dhe me projekte që prekin jetën reale të qytetarëve,” shkroi Mexhiti.
Ai tha se qytetarët tashmë kanë një zgjidhje serioze:
“Tani qytetarët kanë një zgjidhje serioze dhe mund të shohin ndryshimin real që sjell VLEN. Ky ndryshim do të vijë me plan të qartë, me hapa të matshëm dhe rezultate konkrete.”
Sipas tij, VLEN do të sjellë transformimin që Kërçova meriton:
“VLEN vjen pikërisht për të sjellë transformimin që Kërçova meriton, duke u bazuar në profesionalizëm, llogaridhënie dhe veprim të drejtpërdrejtë. Fatmiri është një njeri veprimi, i drejtpërdrejtë, i përkushtuar dhe gati të udhëheqë qytetin me përgjegjësi dhe sukses.”
Në fund, Mexhiti theksoi se ka ardhur momenti i kthesës për Kërçovën:
“Ky është momenti i kthesës. Kërçova po çohet për ndryshim. Dhe ndryshimi nuk është slogan. Ndryshimi është VLEN.”