Ukraina e Rusia vijojnë bomabardimet ditën e Samitit të Alaskës

Ushtria ukrainase thotë se ka goditur një port rus në rajonin e Astrakhanit.
Sulmi ndodhi të enjten në jug të vendit ku u tha se u godit një anije me pjesë dhe municione droni të dërguara nga Irani.
Rusia e përdor portin si një qendër të rëndësishme logjistike për furnizimin me mallra ushtarake, tha ushtria ukrainase në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes.
Gjatë natës, një stacion benzine në rajonin Sumy, në verilindje të Ukrainës, u godit nga një sulm rus
Në rajonin e Dnipropetrovskit, në Ukrainën lindore, një dron rus u rrëzua dhe Nikopoli, në juglindje të vendit, u shënjestrua vazhdimisht, sipas zyrtarëve lokalë.
Sulmet e Rusisë gjatë natës janë një tipar i rregullt i luftës.