Vrasja e shtetasit të Maqedonisë në Bolivi, MPJ: Jemi në kontakt me autoritetet boliviane

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Brazil është në kontakt me autoritetet boliviane, pas informacioneve nga mediat serbe për vrasjen e tre personave në Bolivi – dy shtetas serbë dhe një shtetas i Maqedonisë. Për konfirmimin e identitetit pritet përfundimi i autopsisë.
“Pas marrjes së të dhënave zyrtare për viktimat dhe rrethanat, MPJ do ta informojë opinionin publik”, thonë nga MPJ për TV21.

Mediat serbe raportojnë se në një ekzekutim mafioz është vrarë shtetasi i Maqedonisë Dejanço L. dhe dy serbë nga Nishi.
Sipas raportimit, trupat e viktimave u gjetën të mbështjellë me qese plastike të zeza.

Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga “Politika”, të tre viktimat ishin torturuar brutalisht para se të ekzekutoheshin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button