Kriza humanitare në Gaza dhe lufta në Ukrainë, Papa Leoni XIV: Duhet të arrihet një marrëveshje për paqen

Papa Leoni XIV është shprehur se është i domosdoshëm një armëpushim mes vendeve dhe që të arrihet paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai ka bërë thirrje që të ndalet dhuna, duke shtuar se nuk u shërben askujt dhe se civilët janë ato që përballen me pasoja më të mëdha. Ndërsa sa i përket takimit të paralajmëruar të premten në Alaska mes Putin dhe Trump, theksoi se shpreson që të arrihet një armëpushim.
Papa Leoni u ndal edhe te situata e vështirë në Gaza për shkak të luftës dhe krizës humanitare me të cilën po përballet vendi.
Ai bëri thirrje që të gjendet sa më parë një zgjidhje, duke apeluar që pengjet të lirohen dhe t’u kthehen familjarëve të tyre.
“Ne duhet ta zgjidhim krizën humanitare. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Ne e njohim dhunën e terrorizmit. Po ashtu pengjet duhet të lirohen, por duhet të mendojmë edhe për shumë njerëz që po vdesin nga uria.”, tha mes të tjerash ai.