Trump tregon se çfarë do të ndodhë të premten me Putinin nëse refuzon paqen me Ukrainën

Presidenti amerikan ka treguar përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, pas takimit që pritet të mbahet këtë të premte në Alaska.

Donald Trump ka deklaruar se ekziston një “mundësi reale” që ai të zhvillojë një takim të dytë, ku i pranishëm do të ishte presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky si dhe homologu rus, Vladimir Putin, pas samitit të rëndësishëm që pritet të mbahet këtë të premte në Alaska.

“Ka shumë gjasa që të kemi një takim të dytë shumë shpejt”, tha lideri amerikan.

Megjithatë, nuk janë dhënë ende detaje konkrete për kohën dhe vendin e mundshëm të takimit të dytë.

I pyetur nga një gazetar nëse do të ketë pasoja për Putinin dhe Rusinë në rast se nuk arrihet një marrëveshje për ndalimin e luftës të premten, Trump ishte i prerë dhe i shkurt.
“Do të ketë pasoja shumë të rënda” u përgjigj shkurt 79-vjeçari duke mos specifikuar nëse do të ketë sanksione të reja për Kremlinin.

Ndryshe , Trump ka vlerësuar lartë video-takimin e sotëm me liderë t evropianë, “do ta vlerësoja me një 10 të plotë – ishte një atmosferë shumë pozitive, shumë miqësore. Të gjithë palët treguan vullnet për të bashkëpunuar dhe për të gjetur një rrugë drejt paqes”.

Analistët ndërkombëtarë po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa komuniteti ndërkombëtar pret me interes të madh rezultatet e samitit në Alaska, i cili mund të përcaktojë ecurinë e konfliktit në muajt e ardhshëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button