Ibrahimi: Në këto zgjedhje qytetarët duhet të zgjedhin mes mjegullës së opozitës dhe projekteve konkrete për zhvillimin e komunave

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se beteja e tyre në zgjedhjet lokale është me oferta konkrete për zhvillim të infrastrukturës komunale, ndërsa nga ana tjetër është një opozitë e hutuar shqiptare që në mungesë të ofertës për zhvillim të komunave, dëshiron ta imponojë narrativin se “shqiptarët janë keq dhe ata janë shpëtimtarët”, duke mos ofruar as edhe një provë për këtë e duke mos thënë asnjë fjalë se çfarë ofrojnë ata për pushtetin lokal.
“Beteja në zgjedhjet lokale duhet të jetë (dhe, nga ana jonë, ËSHTË) me oferta konkrete për zhvillim të infrastrukturës komunale. Zaten këtë e kemi dëshmuar me një vit qeverisje, duke miratuar dhjetëra projekte që sot po realizohen në të gjitha komunat e vendit, por edhe me vendimin e kësaj qeverie që çdo vit të ndajë nga 250 milionë euro për zhvillim të infrastrukturës lokale.
Në anën tjetër është një opozitë e hutuar shqiptare që përpara këtij rezultati dhe në mungesë të ofertës për zhvillim të komunave, dëshiron ta imponojë narrativin se “shqiptarët janë keq dhe ata janë shpëtimtarët”, duke mos ofruar as edhe një provë për këtë e duke mos thënë asnjë fjalë se çfarë ofrojnë ata për pushtetin lokal.
Prandaj në këto zgjedhje qytetarët duhet të zgjedhin mes mjegullës së opozitës dhe projekteve konkrete për zhvillimin e komunave.
Ky është dallimi”, ka shkruar Ibrahimi.