Gashi: Dhuruesit si Dr. Andonov janë shembull i vërtetë i humanizmit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me ftesë të drejtorit Amir Elezi, mori pjesë në shënimin e jubileut të 100-të dhurimit të gjakut nga mjeku Dr. Goran Andonov në Institutin e Mjekësisë Transfuzive në Shkup. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

“Dhurimi i gjakut është një akt i pakrahasueshëm solidar, ndërsa dhuruesit si Dr. Andonov janë një shembull i vërtetë i humanizmit që meriton të vlerësohet e të ndiqet,” deklaroi Gashi.

Ai e cilësoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje si “frymëzuese” dhe vlerësoi kontributin e Dr. Andonovit si një model që duhet të shërbejë për të inkurajuar edhe të tjerët në aktin fisnik të dhurimit të gjakut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button