24 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

Sot shënohet 24-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dokumenti historik që i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut dhe hapi rrugën për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Marrëveshja u nënshkrua më 13 gusht 2001, në rezidencën presidenciale në Ohër, mes përfaqësuesve të qeverisë së atëhershme, përfaqësuesve politikë të shqiptarëve dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë nga BE-ja dhe SHBA-ja. Ajo garantoi:

-Përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në institucione dhe administratë

-Përfaqësim proporcional të shqiptarëve në ushtri, polici dhe administratë

-Decentralizim dhe kompetenca më të mëdha për komunat

Ndryshime kushtetuese për barazinë e komuniteteve etnike

Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje ishin: kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button