Mickoski: Mbi 720 milionë denarë për investime në infrastrukturën sportive

Kryeministri Hristian Mickoski sot tha se vetëm konkursi i dytë që e publikoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale parasheh më shumë se gjysmë miliardë denarë për investime në infrastrukturën sportive në komuna.
Vlera e përgjithshme investuese në dy konkurset tejkalon 720 milionë denarë, theksoi Mickoski dhe paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë me dinamikë të këtillë të investojë në këtë sferë.
“Në përgjithësi, në konkursin e parë dhe të dytë ishin rreth 35 – 36 objekte, ndërsa vlera e përgjithshme investuese tejkalonte 720 milionë denarë. Do të vazhdojmë në atë drejtim. Po përfundojnë projektet që ishin filluar e më pas ishin harruar, si pishinat. Gjithçka që ishte filluar po e përfundojmë, por do të prëfundohet edhe ajo ku do të konstatojmë se duhet të intervenohet dhe disa nga këto projekte të financuara nga Qeveria”, nënvizoi Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pasi që së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, drejtorin e Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski dhe drejtorin e Klinikës universitare për urologji, bashkim Shabani lëshoi në përdorim një repart tërësisht të rikonstruuar në klinikën e urologjisë.