1172 shkelje të trafikut në territorin e të gjithë vendit

Gjatë ditëve të fundjavës së kaluar (09./10.08.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga nëpunësit policorë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 1172 urdhërpagesa të lëshuara madje 113 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferët që kanë marrë pjesë në trafik pa patentë shoferi. Në të njëjtën kohë, 80 shoferë drejtonin nën ndikimin e alkoolit dhe u mënjanuan nga trafiku, ndërsa 48 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse.
Përndryshe, sipas dispozitave të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, më së shumti kundërvajtje gjatë fundjavës 459 kanë të bëjnë me mosrespektimin e shpejtësisë së përshkruar të lëvizjes, 192 për parkim të palejuar, ndërsa 38 persona të tjerë u sanksionuan për kundërvajtje për mosmbajtje të rripit të sigurisë, 28 për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër për kalim në sinjalin e kuq, dhe pesë shoferë u sanksionuan për mospërmbushje të kushteve të përcaktuara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve.
Gjithashtu, sipas Ligjit për Automjetet, 29 automjete u mënjanuan nga trafiku për shkak se ishin të paregjistruara.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button