Mbi 270 kilogramë kokainë, me vlerë të paktën 5,5 milionë euro, janë zbuluar në portin e Selanikut

Policia greke dje ka konfiskuar mbi 270 kilogramë kokainë, me vlerë të vlerësuar mbi 5,5 milionë euro, dhe ka arrestuar tre burra, shkruajnë mediat greke.
Sipas policisë, kokaina ishte fshehur në një kontejner me banane të importuara nga Ekuadori.

Policia ishte informuar nga Agjencia Kombëtare për Luftën kundër Krimit e Mbretërisë së Bashkuar se kokaina do të transportohej me një anije që po shkonte drejt portit verior grek në Selanik.

Oficerët e policisë e gjetën kokainën në kontejner, e cila ishte në pako me madhësi tulle, para se të ngarkohej në një kamion.
Në rrjetet sociale, policia publikoi edhe një video të shkurtër nga momenti i zbulimit të pakove me kokainë.

Të mërkurën u zhvillua një operacion i madh dhe u gjet kontejneri në të cilin, në një ndarje speciale, ishte fshehur droga, ndërsa anëtarët e organizatës kriminale u arrestuan të shtunën në periferi të Athinës, në Aspropirgos.
Sasia totale e kokainës së sekuestruar ishte 271,15 kilogramë, njoftoi policia.

Ndër të arrestuarit, dy janë grekë – njëri 40-vjeçar, pronar kompanie transporti, dhe tjetri 32-vjeçar. I treti, sipas policisë, është një shtetas bullgar 47-vjeçar, i cili kishte kontakte me bandën e drogës dhe kishte organizuar marrjen dhe transportin e kontejnerit.
32-vjeçari ishte përgjegjës për shpërndarjen e drogës përmes anëtarëve të paidentifikuar të bandës.

Policia shton se është në kërkim të personave të tjerë që dyshohet se janë pjesë e bandës së shpërndarjes së drogës.
“Të arrestuarit u dërguan në prokurori, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për anëtarët kryesorë”, shton policia.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button