“Një ditë duket si 100, nga vapa, uria dhe vuajtja”

Fadi Sobh, një shitës ambulant 30-vjeçar, thotë se tenda e familjes së tij në një kamp refugjatësh pranë detit, në perëndim të Gazës, është e padurueshme nga vapa gjatë verës.

Meqë uji i pijshëm është i vështirë për t’u siguruar, gruaja e tij, Abeer, 29 vjeç, mbush ujë nga deti. Fëmijët futen në një legen metalik dhe pastrohen ndërsa nëna u hedh ujë të kripur mbi kokë.

Vogëlushja nëntë muajshe, Hala, qan kur uji i kripur i djeg sytë. Abeer i jep Hala-s ujë nga një biberon. Kur ka fat, ka thjerrëza që i blu në pluhur për t’i përzier me ujin.

“Një ditë duket si 100 ditë, nga vapa, uria dhe vuajtja,” thotë ajo.

Fadi shkon në një kuzhinë popullore aty pranë. Ndonjëherë e shoqëron ndonjëri nga fëmijët. “Por aty rrallëherë ka ushqim,” tregon ai.

Kuzhina hapet afërsisht një herë në javë, dhe asnjëherë nuk ka mjaftueshëm për turmat. Shpesh ai pret gjithë ditën, por kthehet në shtëpi duarbosh, dhe fëmijët flenë të uritur, pa ngrënë asgjë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button