MPB me ekipe speciale dhe kamera trupore për luftimin e dhunës në familje

Ministria e Punëve të Brendshme po ndërton një sistem të ri me teknologji moderne për luftimin e dhunës në familje, sipas modelit amerikan, ka bërë të ditur ministri Pançe Toshkovski.

Sipas tij, në kuadër të këtij koncepti do të krijohen ekipe intervenuese të përbëra nga zyrtarë policorë të specializuar, të trajnuar posaçërisht për reagim në rastet e dhunës në familje. Këto ekipe do të pajisen me kamera trupore, të lidhura me një sistem inteligjent, me qëllim rritjen e efikasitetit në intervenim dhe mbrojtjen e viktimave.

Toshkovski theksoi se sistemi i ri synon të përmirësojë reagimin institucional, të mundësojë dokumentim më të saktë të rasteve dhe të forcojë parandalimin e dhunës në familje, përmes përdorimit të teknologjisë moderne dhe praktikave të avancuara ndërkombëtare.

Ky model, sipas autoriteteve, pritet të sjellë një qasje më profesionale dhe më të shpejtë në trajtimin e rasteve të ndjeshme, duke rritur sigurinë e qytetarëve dhe besimin ndaj institucioneve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button