Ibrahimi: Ilindeni dhe ASNOM-i, themelet e një shteti të përbashkët dhe europian

Me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Ilindenit dhe ASNOM-it, kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka ndarë një mesazh reflektues mbi domethënien historike të kësaj date për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Në një postim publik, Ibrahimi vlerësoi përpjekjet dhe sakrificat e brezave të ndryshëm, nga etni e besime të ndryshme, që kanë kontribuar në ndërtimin e një shteti të pavarur dhe të barabartë, i cili sot synon anëtarësimin në familjen europiane.

“2 Gushti, si dita e Kryengritjes së Ilindenit (1903) dhe e mbledhjes së parë të ASNOM-it (1944), janë momente reflektimi për të gjitha përpjekjet që u bënë për një shtet të drejtë dhe të zhvilluar”, theksoi ai.

Në përfundim, Ibrahimi shprehu urime për qytetarët me rastin e festës, duke shpresuar që Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e nisur nga ata që i vunë themelet shtetit modern që gëzojmë sot.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button