Një tjetër fëmijë palestinez vdes nga uria

Atef Abu Khater, një palestinez 17-vjeçar, ka vdekur nga kequshqyerja, sipas një burimi mjekësor në Spitalin al-Shifa, cituar nga kolegët tanë në terren.
Më herët gjatë kësaj jave, Abu Khater, i cili kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore para luftës në Gaza, ishte shtruar në kujdes intensiv, sipas raporteve mediatike që citonin babanë e tij të ketë thënë se djali nuk po i përgjigjej më trajtimit.