Një fëmijë mes katër palestinezëve të tjerë që vdiqën sot nga uria në Gaza

Spitalet e Gazës kanë regjistruar katër vdekje të reja “për shkak të urisë dhe kequshqyerjes”, përfshirë edhe një fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së enklavës.
Numri total i personave që kanë vdekur nga uria gjatë luftës së Izraelit në Gaza është rritur në 151, përfshirë 89 fëmijë, thuhet në deklaratën e ministrisë në Telegram.



