Lewis Hamilton: Fëmijët po vdesin nga uria në Gaza, nuk ka asnjë justifikim për këtë

Lewis Hamilton reagon për Gaza: “Nuk ka asnjë justifikim për këtë”

Piloti i famshëm i Formula 1, Lewis Hamilton, ka reaguar me tronditje dhe shqetësim për situatën katastrofike në Gaza. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai dënoi ashpër gjendjen humanitare në të cilën ndodhen civilët palestinezë, veçanërisht fëmijët, dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur vuajtjen.

Në reagimin e tij të plotë, Hamilton shkruan:

“Është e vështirë të gjej fjalët për të shprehur shkatërrimin e plotë që ndjej duke parë çfarë po ndodh në Gaza.

Fëmijët po vdesin nga uria, ndërsa organizatat humanitare nuk janë në gjendje të shpërndajnë në mënyrë të sigurt ushqim, ujë të pastër, furnizime mjekësore – nevojat më bazike njerëzore.

Nuk ka asnjë justifikim për këtë.”

Reagimi i tij vjen në një kohë kur sulmet në Gaza dhe bllokimi i ndihmës humanitare kanë shkaktuar krizë të rëndë humanitare, me pasoja tragjike për popullatën civile, sidomos për fëmijët.

Hamilton, i njohur për angazhimin e tij në kauza sociale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i është bashkuar shumë zërave ndërkombëtarë që po kërkojnë fundin e menjëhershëm të dhunës dhe lejimin e ndihmës për popullin palestinez.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button