Njoftim për bujqit: Deri më 15 gusht mund të dorëzojnë kërkesat për subvencione

Njoftohen ekonomitë bujqësore se deri më 15 gusht 2025 mund të dorëzojnë kërkesë për mbështetje financiare për masat në vijim:
1.17. – Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.1., sipas sipërfaqes së tokës së punueshme për të gjitha kulturat fushore, bimët mjekësore, aromatike, erëzore dhe lulet;
1.18. – Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.3., sipas sipërfaqes së tokës së punueshme për prodhim kopshtarie në ambiente të hapura dhe serra;
1.19. – Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.6., sipas sipërfaqes së tokës së punueshme për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të pemëve;
1.20. – Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.8., sipas sipërfaqes së tokës së punueshme për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të hardhisë.
Objekt kërkese janë parcelat për të cilat ekonomitë bujqësore kanë përfituar mbështetje financiare nga Programi i vitit 2023, por nuk kanë përfituar nga Programi i vitit 2024, dhe për të cilat kanë dorëzuar kërkesë sipas Programit të vitit 2025.
Shuma e mbështetjes financiare është 10.000 denarë për hektar për parcelat që në sezonin prodhues 2023/2024 janë mbjellë me kultura fushore ose në vitin 2024 me kultura kopshtarie.
Shuma e mbështetjes financiare është 30.000 denarë për hektar për parcelat që në vitin 2024 janë mirëmbajtur me plantacione pemësh ose hardhish.
Kërkesat për këto nënmasa dorëzohen drejtpërdrejt në Agjenci, me formular të plotësuar me dorë, në adresën:
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural
Bulevardi Brigada e Tretë Maqedonase, nr. 20 (ndërtesa e Makedonija Tabak, Blloku C), Shkup.
Formulari për dorëzimin e kërkesës është i disponueshëm në faqen e internetit të Agjencisë, në seksionin “Pagesa direkte 2025”, nën “Formularë”.