Bashkëpunëtorja do t’ia zbulon të gjitha sekretet pedofilit Epstein, kërkon që të falet nga Trumpi

Ghislaine Maxwell, personi i vetëm që është dënuar për skandalin që lidhet me pedofilin Jeffrey Epstein, ka ofruar të zbulojë “të gjitha sekretet e tij” në këmbim të një faljeje nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas avokatëve të saj, Maxwell shpreson që Trump do të vendosë ta falë, gjë që do t’i mundësonte asaj të dalë nga burgu 17 vite para përfundimit të dënimit.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë janë duke u takuar me Maxwell dhe duke biseduar për çështjen Epstein.

Maxwell është personi i vetëm që është dënuar në lidhje me rastin Epstein, i cili u hap pas arrestimit të ish-financierit, raporton cnn.

Epstein ishte akuzuar për trafikim njerëzor, pedofili dhe abuzim seksual, por kreu vetëvrasje në qelinë e paraburgimit përpara se të fillonte gjyqi.

Rasti i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi disa media amerikane kanë raportuar se në listën e “klientëve” të tij, pra personave që kanë vizituar ishullin e tij ku janë kryer shumë krime, figuron edhe Donald Trump, si dhe persona të tjerë me ndikim.

Trump i ka mohuar këto pretendime, por kohët e fundit janë shfaqur shumë prova të reja që e lidhin atë me Epsteinin.

Ndër to janë edhe foto të reja nga dasma e Trumpit, si dhe një letër që presidenti amerikan i kishte dërguar Epsteinit për ditëlindjen e tij të 50-të.

Gjithashtu, “Wall Street Journal” ka raportuar kohët e fundit se Trump është informuar se emri i tij ndodhet në dokumentet që lidhen me rastin Epstein.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte premtuar se do t’i publikonte të gjitha dokumentet, por më pas hoqi dorë nga ky premtim, duke deklaruar se gjithçka është “një mashtrim i organizuar nga Partia Demokratike.”

Ndaj tij po ushtrohet presion që të bëjë publike dokumentet, por ndihmohet nga liderët e Partisë Republikane në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, të cilët po refuzojnë që të hapin diskutime për këtë çështje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button