Murtezani takim me përfaqësuesin e Fondacionit ‘Adenauer’ në Berlin: Mbështetje për rrugën evropiane dhe reformat demokratike

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe miqësor në Berlin me Mark Shpeih, sekretar i përgjithshëm i Fondacionit Konrad Adenauer.

Në fokus të bisedës ishin transformimi demokratik i Maqedonisë së Veriut, perspektiva evropiane e rajonit si dhe mbështetja e vazhdueshme që Fondacioni Adenauer i jep proceseve reformuese në vend.

Murtezani shprehu mirënjohje për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe miqësinë e ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve të tilla në përshpejtimin e integrimeve evropiane dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në vend.

“Jam mirënjohës për miqësinë dhe bashkëpunimin shumëvjeçar,” shkroi ministri në përfundim të statusit të tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button