Islami me rritjen më të shpejt se çdo fe tjetër, Pew zbulon sfidën demografike për botën

Sipas një studimi të ri të Qendrës së Hulumtimeve Pew, të publikuar në qershor 2025, myslimanët në periudhën nga viti 2010 deri në 2020 u rritën më shpejt se çdo grup tjetër i madh fetar, duke ruajtur vendin e dytë për nga numri, menjëherë pas të krishterëve. Studimi përfshiu 201 vende dhe territore ku jetojnë afërsisht 99,98 për qind e popullsisë botërore, duke u fokusuar në shtatë grupe fetare: të krishterët, myslimanët, hindusët, budistët, hebrenjtë, anëtarët e feve të tjera dhe ata që nuk deklarohen si besimtarë të ndonjë feje.
Gjatë periudhës së përmendur, numri i myslimanëve u rrit me 347 milionë, që është më shumë se rritja totale e të gjitha feve jo myslimane së bashku, të cilat shtuan 248 milionë anëtarë.



