E rëndë në Prizren: 62-vjeçari dyshohet se kreu vetëvrasje me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Prizrenit, ku një burrë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 11:15 në lagjen Tusus, ku 62-vjeçari me inicialet A.P. është gjetur i plagosur rëndë dhe më pas është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe është konstatuar i vdekur.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se bazuar në informacionet fillestare dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje me armë personale.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, hetuesit dhe ekspertët e kriminalistikës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar dhe autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.