Pësoi aksident me motoçikletë, vdiq 34-vjeçari nga Llopati i Kumanovës

Një 34-vjeçar nga Llopati i Kumanovës ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motoçikletë, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se aksidenti ka ndodhur në autostradën Tabanoc-Kumanovë.

“Sot (20.07.) rreth orës 02:10 në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Tabanoc-Kumanovë, V.S. (34) nga fshati Llopatë, komuna e Kumanovës, duke drejtuar një motorçikletë “Honda” me targa të Kumanovës, ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, V.S. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, dhe vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Pas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi. Hetimi është kryer nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button