Dritat e shatërvanit historik Trevi në Romë u fikën për Gazën

Dritat e shatërvanit të famshëm Trevi (Fontana di Trevi), një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit italian Romë, janë fikur si shenjë solidariteti me Gazën, e cila ndodhet nën sulme dhe bllokadë nga Izraeli, raporton Anadolu.

Pas një vendimi të marrë muajin e kaluar nga Këshilli i Qytetit të Romës dhe nën sloganin “Roma nuk do të heshtë”, dritat e shatërvanit historik u fikën për një orë, respektivisht midis orës 22:00 dhe 23:00 me kohën lokale, për të bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.

Ky gjest simboliku shoqërua me praninë e një grupi njerëzish mbështetës të kauzës palestineze, të cilët erdhën para shatërvanit me flamuj palestinezë dhe protestuan kundër Izraelit, të cilin e akuzuan për gjenocid në Gaza, ndërkohë në fasadën përpara Pallatit Poli, që ndodhet pas shatërvanit, u projektua mbishkrimi “Ndaleni luftën në Gaza”.

Ky aktivitet dhe protesta përpara shatërvanit Trevi tërhoqën edhe vëmendjen e turistëve që kishin ardhur për ta vizituar strukturën historike. Disa vizitorë u panë duke mbështetur thirrjet e grupit pro-Palestinë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button