Policia e Shtetit hap konkurs për 150 vende të reja pune, zv/ministri Iseni fton qytetarët të aplikojnë

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar hapjen e një thirrjeje publike për pranimin e 150 punonjësve të rinj në Policinë e Shtetit.

Në një deklaratë publike, Iseni thekson se ky është një moment ideal për të gjithë ata që ndihen të përgatitur për të shërbyer, për të mbrojtur dhe për të qenë pranë qytetarëve.

“Policia nuk është vetëm uniformë, është përgjegjësi, është guxim, është përkushtim,” shprehet ai, duke ftuar të rinjtë dhe qytetarët që të mos qëndrojnë anash, por të marrin iniciativën dhe të veprojnë.

Iseni e konsideron këtë një mundësi për t’u bërë pjesë e një misioni fisnik dhe thekson se vendit i duhen njerëz të tillë: “Policia ka nevojë për ty.”

Aplikimi për pozitat është tashmë i hapur dhe të interesuarit inkurajohen të aplikojnë sa më parë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button