Kapet drogë në Kërçovë: Babë e bir kishin fshehur 51 paketime në një pusetë

Dje në orën 17:00 në Kërçovë, zyrtarët policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Kërçovë kanë arrestuar E.P. (30) dhe A.P. (60) nga Kërçova.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Kërçovës, në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të bardhë pluhur dhe një peshore. Ndërsa në një pusetë përpara shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 51 paketime më të vogla me substancë pluhuri dhe dy paketime më të mëdha najloni me substancë të bardhë në formë kokrrizash.

Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button