Derbi i zjarrtë turk nuk jep gola

Nuk ka dhënë fitues e gola derbi i zjarrtë i Turqisë. Të dielën mbrëma u takuan Fenerbahçe dhe Galatasaray, ndërsa takimi përfundoi 0:0.
Kishte atmosferë madhështore e po ashtu lojë me rivalitet.
Por jo edhe fitues. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të elitës turke.
Dy skuadrat e vazhdojnë garën e fortë për titull të kampionit. Kanë nga 44 pikë, ndërsa Fenerbahçe është lidere për shkak të goldallimit më të mirë.



