Sot shumë nxehtë, nga nesër reshje dhe rënie temperaturash

Sot moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 11 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 39 gradë.

Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me pak vranësira dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39 gradë.

Të enjten moti do të mbetet shumë i nxehtë, ndërsa në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Për shkak të depërtimit të shpejtë të një mase ajri më të freskët nga veriu, të premten moti do të jetë pjesërisht i vranët, pak më i freskët, dhe në orët e paradites do të ketë kushte për jostabilitet lokal. Në ditët në vijim, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë me rritje të temperaturave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button