Garcia: Në procesin negociues Maqedonia e Veriut pengesa mund të ketë edhe nga vende tjera?!

Ambasadori i Spanjës në Shkup, Hoze Luis Lozano Garcia në një intervistë për Radion Evropa e Lirë theksoi se mbështesin rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, por ai nuk përjashton mundësinë që në procesin e negociatave të hapen edhe kërkesa të reja nga vende tjera anëtare.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë madje edhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, nga të cilët varet mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare.

“Nuk dua të dërgoj mesazhe pesimiste, përkundrazi. Atë që ne e themi, por edhe instancat tjera të BE-së, është se kur jeni në proces, që të thirret Konferenca e dytë Ndërqeveritare, duhet ta përmbushni atë kusht, respektivisht të miratohen ndryshimet kushtetuese. Ndoshta do të ketë kërkesa dhe kushte tjera nga vende tjera, por në fund gjërat do të marrin dimension dhe rëndësi tjetër. A do të jetë kjo pengesa e fundit? Ndoshta do të ketë pengesa tjera”, deklaroi Garcia.

Ai shtoi se pavarësisht se negociatat janë hapur në korrik të vitit 2022 dhe skriningut të suksesshëm, por sipas tij, situata është e qartë – Konferenca e dytë Ndërqeveritare do të mbahet pas miratimit të ndryshimeve kushteteuse.

Në fund të vitit skandon presidenca spanjolle me BE-në dhe pas saj drejtimin e merr Belgjika.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button