Kurtishi: Po i kthejmë shqiptarët në vendet e tyre të punës me dinjitet

Drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi, ka reaguar ndaj padrejtësive të mëparshme ndaj punonjësve shqiptarë, duke akuzuar opozitën për shkarkime të padrejta dhe shantazhe politike.

“Ata që dje i larguan shqiptarët nga puna me kërcënime, shantazhe dhe padrejtësi, ishin opozita,” shkruan Kurtishi në një postim publik.

Ai përmendi rastet e punonjësve Ridvan dhe Amet, të cilët sipas tij, kanë qenë viktima të presioneve vetëm për të mbajtur vendin e punës dhe për të ushqyer familjet e tyre.

“Sot, ne po i kthejmë në vendin e tyre – me dinjitet, respekt dhe drejtësi,” theksoi ai.

Kurtishi përmbylli mesazhin e tij duke theksuar ndryshimin mes qasjes së qeverisë aktuale dhe opozitës: “Ata i përçmuan, ne i nderojmë.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button