Mexhiti: Nis ndërtimi i autostradës Bukojçan–Kërçovë, investim i rëndësishëm për Korridorin 8

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar për nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, pjesë e Korridorit 8.
Sipas Mexhitit, ky projekt do të përmirësojë lidhjen rrugore të Pollogut me Kërçovën, do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe transportin e mallrave, si dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të rajonit.
“Sot nisën punimet për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në kuadër të Korridorit 8.
Ky segment do të përmirësojë lidhjen rrugore të Pollogut me Kërçovën, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe transportin e mallrave, si dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të rajonit.
Korridori 8 ka rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut, pasi forcon lidhjet infrastrukturore me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, duke lehtësuar qasjen drejt tregjeve evropiane.
Me nisjen e këtyre punimeve, po konkretizohet edhe një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të vendit”, ka shkruar Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button